Garat Kur'anore Ndërkombëtare në Hifz, Recitim dhe Drejtlexim të Kur'anit Famëlartë në Vendet e Ballkanit

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Garat Kur'anore Ndërkombëtare në Hifz, Recitim dhe Drejtlexim të Kur'anit Famëlartë në Vendet e Ballkanit

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut


Shkup | 25–30 Korrik 2026 (11–16 Safer 1448 H.)

Në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri

1. Informacione të përgjithshme

Motoja

„Shërbimi ndaj Librit të Allahut është synimi ynë.“

Vizioni

Madhërimi dhe kuptimi i rëndësisë së Librit të Allahut në jetën e muslimanëve, si dhe vënia në pah e rolit të Mbretërisë së Arabisë Saudite në shërbim të Kur’anit dhe botimit të Mushafit.

Misioni

Inkurajimi i muslimanëve në leximin dhe memorizimin e Kur’anit Fisnik si dhe forcimi i lidhjes së tyre me Shpalljen e Zotit.

Organi Ekzekutiv Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut
Kiraeti zyrtar Sipas rivajetit Hafs nga Asimi

2. Kategoritë e synuara

Gara u dedikohet kategorive të mëposhtme:

  • Nxënësit dhe nxënëset e shkollave arabe
  • Nxënësit dhe nxënëset e instituteve dhe shkollave të hifzit të Kur’anit Fisnik
  • Nxënësit dhe nxënëset e medreseve dhe mektebeve
  • Nxënësit dhe nxënëset e shkollave shtetërore publike dhe atyre private
  • Të gjithë anëtarët e targetuar të cilët i plotësojnë kushtet

Kiraeti zyrtar: sipas rivajetit Hafs nga Asimi

3. Kategoritë e garimit

Gara do të zhvillohet në pesë kategori të ndara:

1.
Kategoria e parë Hifzi i të gjithë Kur’anit
Prej 12 deri në 30 vjeç
2.
Kategoria e dytë Hifzi i 10 xhuzëve
Prej 12 deri në 30 vjeç
3.
Kategoria e tretë Hifzi i 5 xhuzëve
Prej 12 deri në 30 vjeç
4.
Kategoria e katërt Hifzi i 2 xhuzëve
Prej 12 deri në 30 vjeç
5.
Kategoria e pestë Tilaveti (leximi) i 5 xhuzëve me radhë duke lexuar nga Mushafi para komisionit
Prej 9 deri në 12 vjeç

4. Kushtet e përgjithshme për pjesëmarrje

  • Shtetësia: Garuesi duhet të jetë nga njëra prej 16 vendeve pjesëmarrëse nga Ballkani.
  • Një kategori: Garuesi lejohet të marrë pjesë vetëm në një (nën)kategori.
  • Konfirmimi i moshës: Mosha e garuesit duhet të konfirmohet përmes organit zyrtar / të njohur në shtet (çertifikatë lindjeje / dokument zyrtar).
  • Kategoria e parë: Garuesi në kategorinë e parë të mos ketë marrë pjesë më parë në garime ndërkombëtare.

5. Vendi, datat dhe mënyra e realizimit

Hapja solemne

E shtunë, 11 Safer 1448 H. / 25 Korrik 2026 (Hotel DoubleTree by Hilton – Shkup)

Ceremonia përmbyllëse

E mërkurë, 15 Safer 1448 H. / 29 Korrik 2026 (Hotel DoubleTree by Hilton – Shkup)

Procedura dhe hapat e zhvillimit të garës:

  • Njoftimi për garën bëhet përmes platformave mediatike dhe kanaleve të bashkësive islame në Ballkan.
  • Linku dhe platforma publikohen nga Zyra e Atasheut për Çështje Fetare në Sarajevë në bashkëpunim me bashkësitë islame.
  • Regjistrimi bëhet përmes linkut të publikuar në Google (emri, datëlindja me foton e çertifikatës/dokumentit, telefoni, adresa, shteti/rajoni dhe kategoria).
  • Garat paraprake / kualifikuese mbahen në kryeqytetin e çdo shteti (ose vendin e caktuar nga organi kompetent).
  • Përzgjidhen 5 garuesit e parë nga secila kategori dhe nga secili shtet për në finale në Shkup (numri i përgjithshëm i garuesve rreth 200).
  • Garat finale mbahen në Shkup në lokacionin e caktuar nga komisioni.
  • Fituesit e kompeticionit shpallen menjëherë pas përfundimit të garës.
  • Ceremonia solemne përmbyllëse do të mbahet të mërkurën, më 29. 7. 2026 në sallën Diamond të Hotelit DoubleTree by Hilton në Shkup.

6. Komisioni i vlerësimit dhe pikët

  • Vlerësimi (Gjithsej 100 Pikë)
  • 80 pikë: 5 pyetje nga pjesë të ndryshme në kategorinë e caktuar
  • 10 pikë: Shqiptimi dhe artikulimi i saktë i shkronjave (Meharixhul-huruf)
  • 10 pikë: Përshtypja e përgjithshme, realizimi dhe leximi i bukur
Përbërja e komisionit (5 anëtarë + 1 me rezervë):
🇸🇦 2 anëtarë nga Mbretëria e Arabisë Saudite 🇽🇰 1 anëtar nga Kosova 🇷🇸 1 anëtar nga Serbia 🇧🇦 1 anëtar nga Bosnja dhe Hercegovina 🇲🇰 1 anëtar nga Maqedonia e Veriut (rezervë)

7. Shpërblimet për fituesit dhe fitueset

100.000 €
Fondi i përgjithshëm i shpërblimeve
Mjetet janë të ndara në mënyrë të barabartë për të dyja gjinitë:

50.000 € për garuesit meshkuj   |   50.000 € për garueset femra

Pasqyra e shpërblimeve sipas kategorive (për meshkuj dhe femra)

Kategoria Sasia e hifzit Vendi I-rë Vendi II-të Vendi III-të
E parë Hifzi i të gjithë Kur’anit 8.000 € 6.000 € 4.000 €
E dytë Hifzi i 10 xhuzëve 6.000 € 4.000 € 3.000 €
E tretë Hifzi i 5 xhuzëve 4.000 € 3.000 € 2.000 €
E katërt Hifzi i 2 xhuzëve 3.000 € 2.000 € 1.000 €
E pestë Tilaveti i 5 xhuzëve 2.000 € 1.000 € 1.000 €

8. Ceremonia solemne përmbyllëse dhe protokolli

Kryesuesi i ceremonisë: Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri dhe ambasador jorezident në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së
Mysafirët pjesëmarrës në ceremoninë solemne (rreth 200 musafirë dhe pjesëmarrës): Personalitete të larta shtetërore, kryetarë të bashkësive islame të vendeve të Ballkanit, myftinj, dekanë fakultetesh, drejtori i medresesë, dhe lexues të Kur’anit Fisnik

Agjenda e programit të ceremonisë përmbyllëse

  • 1. Hyrja dhe shpalosja e programit
  • 2. Tilaveti: fituesi i vendit të I-rë në kategorinë e parë (hifzi i të gjithë Kur’anit)
  • 3. Fjala e kryesuesit (Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite)
  • 4. Fjala e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut (Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai)
  • 5. Video prezantimi për Kompleksin „Mbreti Fahd“ për botimin e Mushafit
  • 6. Video prezantimi për aktivitetet e garës
  • 7. Ndarja e dhuratave, dekoratave dhe e mirënjohjeve
  • 8. Shpërndarja e çmimeve për fituesit dhe fitueset
  • 9. Fjala përmbyllëse nga Atasheu për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite me seli në Sarajevë

9. Si zhvillohet gara

  • Kodi QR: Duke skanuar kodin QR, ju mund të informoheni në lidhje me gjithçka që ka të bëjë me Garat Kur’anore.
  • Performanca në skenë: Kandidatët do të performojnë duke u ngjitur në skenë, ku përballë tyre do të kenë anëtarët e komisionit vlerësues, të cilët do t’ua parashtrojnë pyetjet.
  • Pyetjet: Pyetjet do t’u shfaqen menjëherë në ekran, në tabletin që do ta kenë përballë.
  • Gabimet: Në rast të ndonjë gabimi gjatë recitimit, kandidati do të informohet menjëherë.
  • Ekrani: Në ekran do të shfaqen të dhënat e kandidatit, një pamje nga transmetimi i drejtpërdrejtë, si dhe ajetet kur’anore për të cilat do të pyetet.
  • Rregulli i skenës: Kandidati nuk ka të drejtë të ngjitet në skenë pa iu thirrur emri, e as ta lëshojë skenën pa iu kumtuar se komisioni ka përfunduar me pyetjet.

10. Orari dhe udhëzime praktike

Intervali kohor kur do të zhvillohet gara:

26–28 Korrik 2026 (e diel – e martë)
  • 9:00–13:00 Sesioni i parë i garës
  • 13:00–16:00 Falja e namazit të drekës dhe pauzë
  • 16:00–20:00 Sesioni i dytë i garës
  • 20:00–22:00 Darka
29 Korrik 2026 (e mërkurë)
  • 9:00–13:00 Sesioni i fundit i garës
  • 14:00–16:00 Ceremonia solemne e përmbylljes së programit dhe shpallja e fituesve të garës
  • Ushqimi: Ushqimi për garuesit do të servohet në sallën e katit -1.
  • Falja e namazeve: Do të realizohet në sallat e katit -1, të ndara veçmas për femra dhe veçmas për meshkuj.
  • Akomodimi: Në çmimin e akomodimit në hotel nuk janë të përfshira shërbimet shtesë, të cilat do të realizohen nga vetë garuesit dhe shoqëruesit e tyre.

Ju faleminderit për vëmendjen

Shërbimi ndaj Librit të Allahut Fuqiplotë është synimi ynë.

Këshilli Organizativ i Garave Kur’anore Ndërkombëtare
1 / 13